KRYESIA E FEDERATËS MORI VENDIMIN, LEQEJZA NUK LARGOHET. Ekipi i Vllaznisë në boks i mbështetur dhe nga disa ekipe të tjera të Shqipërisë dhe pas vendimit të Kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit, kanë vendosur të kërkojnë me çdo kusht largimin e presidentit aktual Gjergj Leqejza.

Ka qenë pikërisht mbledhja e kryesisë së Federatës së Boksit e mbledhur gjatë kësaj jave e cila ka vendosur që Gjergj Leqejza të largohet nga drejtimi i saj. Por ky vendim është hasur në qëndrimin e bërë publik shumë muaj më parë nga vetë Leqejza i cili nuk dëshiron të largohet. Ky qëndrim i tij ka bërë që të rikthehet sërisht çeshtja e shkarkimit të tij, ku disa muaj më parë, trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni dhe disa ekipe të tjera kërkuan mbledhjen e asamblesë së jashtëzakonshme. Kjo mbledhje në fakt nuk është realizuar akoma dhe pritet të ndodhë brenda muajit mars. Nisur nga kjo trajneri Zef Gjoni pritet të dalë në një konferencë për shtyp ditën e hënë dhe të bëjë të ditur qëndirmin e tij me shumë mundësi dhe në emër të ekipeve të tjera për largimin e gjergj Leqejzës nga drejtimi i Federatës. Ndërsa do të kërkohet me ëdo kusht mbledhja e asamblesë së përgjithshme. Për këtë mbledhje kërkohet firmosja e një peticioni gjë që ka ndodhur që dhjetorin e vitit të kaluar. Tashmë pritet vetëm kur do të merret ky vendim dhe pritet që president i ri të vendoset pikërisht i propozuar nga Zef Gjoni.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/vIoiKpi84uI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKUPA E ITALISË, FIORENTINA DREJT FINALES
Artikulli tjetërGËZUAR 7-8 MARSIN!