5 MEDALJE ARI PËR KUQELBUTË, TIRANA E PAFUQISHME. Është mbyllur në mënyren më të mirë të mundshme Kupa e 23-të e Republikës së Shqipërisë në Boks, ku Vllaznia ka arritur ta fitojë atë për të 20-en herë.

Skuadra e drejtuar nga Zef Gjoni ka fituar 5 medalje të arta, duke mos toleruar me asnjë prej boksierëve finalistë. Medalja e parë ka qenë në peshën 52 kg, me boksierin Vuksan Guri. Medalja e dytë ka qenë në peshën 64 kg,  ku Ronildo Piranej ka fituar ndaj boksierit të Tiranës, Aldo Baboçi me  rezultatin e pastër 3-0. Në peshën 81 kg, Emanuel Kaçaj ka kaluar 3-0 me raunde Marjan Vasha të Kukësit. Në peshën 91 kg e cila ka qenë dhe më e bukura  në këtë kupë, mes Kristian Demaj të Vllaznisë dhe Emiliano Xhediku të Tiranës. Demaj ka detyruar kundërshtarin e tij të tërhiqet në raundin e tretë, teksa e ka lëshuar në nock daën boksierin nga kryqyteti. Ndërsa medalja e pestë dhe fundit është fituar nga boksieri Nelson Hysa, pa shumë probleme për mos paraqitje të kundërshtarit  nga Vlora, Kristi Frroku.  Në fund të kësaj kupë kanë folur dhe përfaqësuesit e ekipit fitues.Përsa i përket çmimeve të tjera, Boksieri më luftarak është shpallur Albi Sorra i ekipit privat Arena.  Boksieri më teknik Krenar Zeneli i Flamurtarit dhe Boksieri më i mirë, Alban  Beqiri i Tiranës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/w87hClel6Sg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA I RIKTHEHET PASIONIT TË VJETËR
Artikulli tjetërMile Cyrus dhe Patrick Schwarzengger ne nje lidhje dashurie pub like tashme.