Ndonëse stadiumi “Loro Boriçi” ende nuk ka përfunduar totalisht, boskierët e Vllaznisë kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re.

Skuadra kuqeblu ka lënë palestrën e vjetër duke nisur stërvitjen në një mjedis krejtësisht të ri dhe modern për të cilin trajneri Zef Gjoni është i kënaqur. Në palestrën e re përveç Vllaznisë momentalisht është e grumbulluar edhe kombëtarja shqiptare duke u përgatitur për eleminatorët e Azerbajxhanit për Lojërat Olimpike “Brazil 2016”. Trajneri Gjoni shpreson se kësaj here do të ketë boksier që do të kualifikohen për në olimpiadë. Palestra e re e Vllaznisë momentalisht është më e mira në gjithë vendin dhe tashmë përveç boksierëve shkodran do të shërbejë edhe për grumbullimet që do bëjë kombëtarja në vazhdimësi.

Artikulli paraprakTITULLI KAMPION, RRËFEHET TRAJNERI BLEDAR GJEÇAJ
Artikulli tjetërDE BIASI: NDAJ UKRAINËS SKUADRA E EUROPIANIT