Skuadra e Vllaznisë në boks po bën përgatitjet e fundit në prag të kampionatit kombëtar që zhvillohet për 3 ditë me radhë në Tiranë.

Trajneri i kuqebluve Zef Gjoni shprehet se Vllaznia kërkon fitimin e titullit të 21-të kampion. Këtë radhë pritet që mos të ketë probleme me gjykimin nga arbitrat. Një ndikim pozitiv në përgatitjen e boksierëve të Vllaznisë ka palestra e re. Vllaznia pritet që të marrë pjesë në kampionat me 11 pesha nga ku do të kërkojë që të jetë edhe ekipi kampion pavarësisht se rivaliteti është i madh me skuadrën e Tiranës.

Artikulli paraprak“RRNO PËR ME TREGUE”, NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërBASHA: TE HAPUR PER CDO ALEANCE KUNDER KRIMIT