KËRKOHET TITULLI I 20-të, GJONI I BINDUR PËR SUKSES. Ekipi i Vllaznisë në Boks është duke realizuar përgatitjet e fundit, për Kupën e Shqipërisë që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Kupa do të zhvillohet në Shkodër dhe për këtë, skuadra kuqeblu kërkon më çdo kusht të fitoi titullin e 20-të. Për përgatitjet ka folur për “Star Plus” trajneri i ekipit, Zef Gjoni.Vllaznia do të kërkojë me çdo kusht fitoren, kjo dhe si një revansh për humbjen e kampionatit. Në këtë kupë, Vllaznia do të marrë me pjesë me 7 boksierë, pasi ka dhe dy boksier që do të mungojnë për shkak dëmtimi, por kjo nuk do ta pengojë që të pretendojë për titullin kampion.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/2zN_8Q8jvGg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]