KUQEBLUTË SHKOJNË ME 5 BOKSIERË PËR TË ARRITUR MEDALJE NË TURNE MIQËSORË. Të rinjtë e Vllaznisë në Boks, ditën e dielë do të kërkojnë të realizojnë një paraqitje dinjitoze në një turne miqësorë që do të zhvillohet në Mal të Zi.

Për më shumë rreth aktivitetit dhe pretendimit të kuqelbuve ka folur trajneri Klaudio Çekini. Në këtë turne , do të marrin pjesë 5 boksierë, Armend Arazi 56 kg, Agron Muriqi 67 kg, Ergys Demi 61 kg, Izmir Alija 75 kg dhe Albert Kapaj 85 kg. Ekipi përveç trajnerit Çekini do të drejtohet dhe nga Jozef Sermi. Vllaznia shkon me objektiva të qarta për të sjellë në shkodër medalje e duke treguar se është duke rritur një tjetër brez të suksesshëm në sportin e boksit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/XPlZPNywrIg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak14 SHKURTI, SHKODRANËT FESTOJNË SHËN VALENTININ
Artikulli tjetërAKADEMIA, VLLAZNIA KËRKON FITOREN E FILLIM SEZONIT