Prej gati dy javësh, boksierët e Vllaznisë janë duke u stërvitur në plazhin e Velipojës. Nën hijen e pishave, stafi teknik, me në krye krye/trajnerin Zef Gjoni, është munduar t’u japë ngarkesat e duhura boksierëve dhe deri më tani, gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur. Tashmë, i gjithë fokusi është përqëndruar tek kampionati kombëtar i të rriturve, që starton muajin tjetër në Shkodër, ku sigurisht që objektivi i vetëm është fitimi i titullit kampion të rradhës. Një gjë të tillë e thotë edhe krye/trajneri Zef Gjoni.

Krye/trajneri Gjoni shprehet se ekipi e ka shumë të nevojshme edhe një grumbullim tjetër para këtyre ndeshjeve.

Kampionati kombëtar i të rriturve do të startojë muajin tjetër në Shkodër, teksa rivaliteti pritet të jetë shumë i fortë në ndeshjet që do të zhvillohen.

Artikulli paraprakNATA E DYTË E “VARG FESTIVAL”
Artikulli tjetërAKSIONI PËR KABLLOT, BECI: PËRMIRËSOJMË KUSHTET E JETESËS