Boksieri i Vllaznisë, Tonin Prela, ka zënë vendin e parë në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” që u zhvillua këtë fundjavë në Kosovë. Ai konkurroi në peshën 63.5-kg dhe në ndeshjen finale, u ndesh me boksierin kosovar Zenel Hasani. Prela zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke e dominuar atë nga fillimi dhe deri në fund. Si rrjedhojë, ai u shpall fitues nga gjyqtaria, duke marrë në këtë mënyrë edhe medaljen e vendit të parë. Vetë Prela shprehet shumë i lumtur për këtë gjë.

Prela flet edhe për aktivitet e rradhës dhe synimet që ai ka.

Tonin Prela është një boksier me një të ardhme të ndritur përpara, pasi më herët është shpallur disa herë rradhazi kampion Shqipërie.

Artikulli paraprakFISHTA E LEZHËS, FSHATI KU PO LULËZOJNË BUJTINAT
Artikulli tjetërBARAZIMI PA GOLA ME EGNATIAN ELIMINON VLLAZNINË