Elsedita Selaj boksierja e parë në Shqipëri po vazhdon ëndrrën e saj duke u trajnuar dhe marrë pjesë ne kompeticione boksi. Boksierja shkodrane ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit Info Plus ku tregoi se së shpëjti do të udhëtojë drejtë Italisë ku do të jetë pjesë e kapmionatit europian
dhe dëshira e saj është që natyrisht të arrij në zonën e medaljeve.
Boksierja shkodrane gjatë intervistës në Info Plus u shpreh se si ishte të trajnohesh nga
Jetmir Kuçi i cili është një nga emrat e njohur të boksit në Shkodër e Shqipëri.
Elsedita tregoi edhe sa i përket pjesëmarrjes së saj në kampionatin ballkanik ku edhe ka marrë medalje.
Edhe pse boksin thujase të gjithë e quajmë si një sport mashkullor kjo për Elsedita Selaj nuk është aspak një pengesë për të vazhduar në realizimin e ëndrrës dhe pasionit të saj në boks ku synimet i ka të qarta të arrijë sa më shumë fitore.