Boldrini në Tiranë garanton mbështetjen e Italisë

 

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini vizitoi për herë të parë në këtë detyrë Tiranën me ftesë të homologut Ilir Meta. Në takimin mes tyre zyrtarja e larte italiane garantoi mbeshtetjen e vazhdueshme te Italise ne rrugen e Integrimit. Meta dhe Boldrini ndanë qendrimin e përbashkët për rritje të bashkëpunimit në sektorin e ekonomisë, ndërsa kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, shprehu interesin e bizneseve italiane për të investuar në Shqipëri. Komunitetin shqiptar në Itali, Boldrini e cilësoi si shembull të integrimit të emigrantëve. Boldrini: Italia ka mbështetur fuqishëm përafrimin dhe procesin e anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë vlerësoj si shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm reformën kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi. Meta: “Italia ka qenë avokatja e Shqipërisë dhe ne mbështetemi tek ajo për hapin e ardhshëm, që është hapja e negociatave. Kam njohur zonjën Boldrini me progresin e realizuar në përmbushjen e kritereve të BE, sidomos për reformën në drejtësi. Kemi rënë dakord që dy parlamentet tona për çeljen e negociatave per anetaresim” Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, mbajti një fjalë edhe në Parlament, ku foli për ndryshimet e mëdha në Shqipëri, si edhe vlerësoi sërish para ligjvënësve shqiptarë ndryshimet kushtetuese, si kushtin parësor të integrimit. Laura Boldrini kthehet në Shqipëri pas gati 20 vitesh. Ajo ka shërbyer si misionare e Bashkimit Europian, për krizën humanitare të Kosovës, në qytetin e Kukësit. Si përfaqësuese e UNHCR-së, Boldrini është vlerësuar edhe nga presidenti Nishani me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në çaste të vështira për kombin shqiptar gjatë viteve 1997-1999, në viset verilindore të Shqipërisë: në Kukës, Has, Tropojë si dhe në Kosovë.

Artikulli paraprakNISIN RREGJISTRIMET NE UNIVERSITET,AFATI DERI 16 TETOR
Artikulli tjetërSHBA,PERLESHJE NE AVIONIN STERVITOR,PILOTI SHQIPTAR NDAL KAMIKAZIN