Atleti xhamajkan Usain Bolt shijon momentin, duke betur njeriu më i shpëjtë në botë. Në Botërorin e Pekinit ai fitoi dy medalje të arta, në 100 dhe dje në 200 metra, duke mposhtur në të dyja rastet rivalin e tij kryesor Justin Gatlin. Por përveç fitores, të gjithë mbetën të habitur nga një “aksident” i Bolt me kameramanin që po e filmonte xhamajkanin teksa po bënte xhiron e nderit.

Duke iu kthyer këtij incidenti, atleti xhamajkan deklaroi sduke qeshur: “Më trembi dhe më hodhi përtokë. Nuk e prisja. Ajo që po përpiqem të zbuloj dhe po mbledh provat është se ai është “paguar” nga Gatlin. Ky është opinioni im. Megjithatë, nuk ia doli mbanë jam ende shumnë mirë”, deklaroi atleti xhamajkan, që do të garojë edhe na bateritë e 4×100 metra, duke kërkuar të artën e tretë në këtë Botëror.Më pas, Bolt, duke folur seriozisht për atë aksident shtoi: “Nuk më goditi te kavilja, por te pulpa. Kam disa të çara, por janë dëmtime që i kam pësuar edhe më parë në stërvitje. Mund t’ia dal mbanë edhe në stafetë. Natyrisht që frika ishte e madhe, pasi gjithçka ndodhi kaq papritur. Ndoshta duhet më mirë të siguroj këmbët e mia. Por më shumë pata frikë për kameramanin, pasi kujtova se ra me kokë dhe ishte dëmtuar rëndë. Por ai më kërkonte vazhdimisht ndjesë”, deklaroi më tej atleti rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN TEMPERATURAT E LARTA, SËRISH KOHË PLAZHI
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË MESDHE, 200 EMIGRANTË TË VDEKUR