Një bombë artizanale është hedhur dhe ka shpërthyer në orën 05.30 të mëngjesit të sotëm në komisariatin e Polcisë pranë zonës San Giovanni në kryeqytetin italian Romë.

Për fat nuk persona të lënduar. Nga shëpërthimi i bombës janë shkaktuar dëme portës kryesore të komisariatit të Policisë si dhe automjeteve të parkuara aty pranë. Frika e paniku ka mbërthyer kalimtarët e banorët e zonës në atë orë të parë të mëngjesit. Në vendngjarje ka mbërritur kreu i forcave të Policisë së Romës Gjenerali Antonio de Vita.

Prokuroria e Romës ka nisur procesin hetimor për zbardhjen e ngjarjes duke marrë nën kontroll të gjitha telekamerat e sigurisë pranë komisariatit të policisë si dhe të zonës përreth. Gjithashtu reparti investigativ i Policisë së Romës në bashkëpunim me repartin e forcave speciale po hetojnë mbi këtë ngjarje.

Artikulli paraprakZHVENDOSJA E AMBASADËS SHQIPTARE NË JERUSALEM,FLET AMBASADORI I IZRAELIT
Artikulli tjetërKRYEPROKURORI I RI, KRITERET DHE AFATI DERI KUR MUND TË APLIKOHET