Ambasadori i SHBA-ve ka lëshuar disa mesazhe shumë të forta sot gjatë një nxënës të gjimnazit të Rrëshenit, në kuadër të takimit te parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të Rinjtë.
Fillimisht ai nuk u kursye duke thënë se nëse qeveria nuk iu përgjigjej, ata mund edhe t’a rrëzonin duke vijuar më tej edhe më një tjetër “goditje”. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur.
Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj. Dhe kur qeveria të thotë se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si po paguajnë për ndërtesat e tyre, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre jashte”., – tha ndër të tjera Lu.