Sulmi me bombë në Bangkok ku mbetën të vrarë 21 persona dhe dhjetra të tjerë të plagosur, është organizuar nga një rrjet i madh njerëzit, tha shefi i policisë së Tailandës. Policia ka zbuluar një skeç të të dyshuarit kryesor, djalit me bluzë të verdhë që u filmua nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine në vendin e shenjtë Eraëan. Vendi i shenjtë, i preferuar nga turistët dhe besimtarët budistë, u rihap më 19 prill .

Shefi i Policisë së Tailandës, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ka dyshime të forta se në sulmin me bombë kanë gisht më shumë se 1 person. “Nuk besojmë se veproi i vetëm,” tha ai duke iu referuar të dyshuarit kryesor. “Është një rrjet i madh njerëzish,” shtoi duke mos dhënë informacione të mëtejshme. Shefi i policisë nuk ishte i sigurtë nëse të përfshirë në këtë akt janë dhe qytetarët tailandezë dhe nuk mund të konfirmojë nëse personi i dyshuar për vënien e bombës është i huaj ose jo.Vetëm gjatë muajit korrik numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë arrin në 107 mijë. Sipas agjensisë së kontrollit kufitar të vendeve europiane “Frontex” kjo përbën një shifër rekord dhe një trefishim të numrit të emigrantëve që hynë në kontinentin europian krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Drejtori ekzekutiv i “Frontex” konsideroi emergjente situatën e krijuar duke kërkuar nga liderët e Bashkimit Europian që të tregohet më shumë vëmendje për të përcaktuar dhe rrugët se si duhet menaxhuar situata si dhe për t’u ardhur në ndihmë vendeve që po përballen me këtë gjendje. Greqia, Italia dhe Hungaria sipas këtij raporti konsiderohen si vendet më të prekura nga kjo situatë e rëndë. Ditët e fundit edhe Maqedonia është kthyer në një vatër emigrantaësh. Qindra persona nga Lindja e Mesme dhe Afrika mbërrijnë në fshatin kufitar grek të Idomenit, për të kaluar në Maqedoni. Qindra sirianë, afganë dhe irakianë, dynden për të hipur në trenat drejt Beogradit, në rrugën drejt Hungarisë dhe zonës Shengen, një skenë që përsëritet çdo ditë.

Artikulli paraprakDUKAGJIN, VIJON PA PROBLEME DITA E DYTË ANTIKANABIS
Artikulli tjetërAP , PUBLIKON TË TJERA EKSKLUZIVE NGA LUFTA NË KOSOVË