Një lajm tronditës vjen nga Portugalia për tifozët madrilen. Në faqen e parë të gazetës luzitane “A Bola” shkruhet më germa të mëdha:

“Ronaldo kërkon të largohet nga Spanja”. Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin për ta lënë “galaktikët” këtë verë pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për fshehje të taksave në shumë e 14.7 milionë eurove. Real Madridi ka treguar mbështetje të pakushtëzuar për Cristiano Ronaldon nëpërmjet një deklarate ku shprehen të bindur për pafajësinë e lojtarit, pro as kjo mesa duket nuk e ka bindur për të ndryshuar mendim. Manchester United, PSG dhe Monaco janë të gatshëm për të paguar shifrën e frikshme për të bërë të tyrin yllin portugez.

Artikulli paraprak16 QERSHORI, SHKODRA KUJTON VRASJET NË KUFI
Artikulli tjetërVIKTIMAT E LONDRËS MUND TË MOS IDENTIFIKOHEN KURRË