Bombardimet – 20 viktima pas sulmit në Siri, shumica e civilëve fëmijë
Pas një bombardimi ajror të ndërmarrë në qytetin sirian Idlib, të paktën 20 persona kanë humbur jetën, teksa në bazë të raportimeve, shumcia prej tyre janë fëmijë. Nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi, por perëndimorët kanë akuzuar menjëherë Rusinë dhe Sirinë. Dhjetëra persona janë shoqëruar menjëherë në ambientet spitalore, teksa nuk përjashtohet as mundësia e përkeqësimit të bilancit të viktimave. Të paktën 20 persona, shumica e të cilëve fëmijë, kanë mbetur të vrarë pas një sulmi në qytetin sirian të Idlibit, pas bombardimeve ajrore që pati në këtë zonë. Lajmi është përcjellë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërkohë që ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave. Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre bombardimeve të rradhës, por perëndimorët kanë akuzuar menjëherë Rusinë dhe forcat qeveritare siriane si përgjegjëse të kësaj tragjedie të rradhës në Siri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoambulanca për të shoqëruar të mbijetuarit në ambientet spitalore, ndërkohë që kanë nisur edhe kërkimet për të zbuluar nëse ka të mbijetuar në rrënojat e godinave të shkatërruara. Ende nuk ka një reagim nga qeveria siriane për këtë çështje, por media shtetërore ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë ndaj një grupi militant që operonte në këtë zonë. Ndërkohë, burimet e ndryshme të informacionit në këtë zonë kanë raportuar shifra të ndryshme sa i përket bilancit të viktimave. Njësia e Mbrojtjes së Civilëve, një grupim i cili angazhohet në operacione kërkim-shpëtimi, tha se bëhet fjalë për 20 viktima. Ndërkohë Vëzhguesi Sirian, një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se bilanci real i personave që janë ndarë nga jeta është 22, ku 14 prej të cilëve janë nxënës të një shkolle. Të dyja grupet kanë thënë gjithashtu se disa nga individët që janë shoqëruar në spital janë në gjëndje tepër të rëndë shëndetësore, duke mospërjashtuar mundësinë e përkeqësimit të situatës.