Kievi është sulmuar gjatë ditës së sotme nga forcat ruse duke lënë edhe viktima. Kryetari i Bashkisë së Kievit ka deklaruar se kjo që po bën Rusia është barbare dhe se qëllimi i vetëm i pushtuesit është të shkaktojë frikë dhe panik.

“Qëndroni vigjilent, ndiqni rregullat bazë që mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai paralajmëron qytetarët që në momentin që dëgjojnë sirenat e alarmit të shkojnë menjëherë në strehimore.

“Të bashkuar do të fitojmë”, shton më tej kryebashkiaku.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË VENDIN TONË, MSH: ASNJË HUMBJE JETË NË 24 ORË, 284 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 88 TË SHËRUAR
Artikulli tjetërMINISTRAT E G7 MBLIDHEN SOT NË BAVARI, ÇFARË KA NDODHUR DERI MË TANI