Gjermani – Bombat në Dresden, policia ka nisur hetimet për sulmin në xhami

Bomba në xhaminë e Dresdenit kishte objektiv themeluesin e saj Demirbas Mehmet, teksa policia thotë se shkak është ksenofobia. Sakaq një tjetër bombë shpërtheu në një qendër ndërkombëtare konferencash. Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë me qëllim shmangien e ngjarjeve të tilla gjatë festimeve të fundjavës me rastin e bashkimit të gjermanive. Dy bomba të improvizuara shpërthyen në qytetin lindor gjerman të Dresdenit të hënën në mbrëmje më 26 shtator, njëra në një xhami dhe një tjetër në një qendër ndërkombëtare konferencash. Fatmirësisht nuk pati viktima apo të plagosur. Sipas policisë, Demirbas Mehmet, themeluesi i xhamisë së Dresdenit e cila i shërben komunitetit turk, ishte në shenjestër të sulmit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes e përshkruajnë autorin si një djalosh rreth të 18-ave , veshur me të zeza, të cilin e kanë parë të vendosë një bombë benzine tek dera e xhamisë dhe pastaj është larguar me një makinë e cila e priste pak metra më tutje. Policia ende nuk ka përgjegës për ngarjen, por mendon se motivi ishte ksenofobia. “Kjo mund të ndodhë kudo. Madje ne e kemi pritur prej kohësh një gjë të tillë. Disa tentaniva më të lehta i kemi parë në të shkuarën apo edhe grafite në mure, por kjo është hera e parë që përballemi me diçka të tillë dhe shpresojmë të jetë e fundit në Dresden. Ne duhet të jemi vigjilentë gjatë gjithë kohës, për të ndaluar të gjithë ata që kanë tendenca të tilla”, shprehet Demirbas Mehmet jashtë xhamisë. Autoritetet gjermane kanë rritur masat e sigurisë, pasi i tremben një ngjarje të ngjashme në festimet e planifikuara fundjavën që vjen në qytet me rastin e përvjetorit të ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990. Dresden është djepi i lëvizjes anti-islame PEGIDA, e cila ka shënuar rritje të madhe që prej hapjes së dyerve për emigrantët nga Gjermania.

Artikulli paraprakXHAMI PA LEJE NE FARKE.PROCEDOHEN 4 PUNETORE,NE KERKIM INVESTITORI
Artikulli tjetërKINA DHURON 10 ESKAVATORE PER SHQIPERINE.NDIHME KUNDER PERMBYTJEVE