Me dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur këtë të martë pas shpërthimit të një bombe në një lokal të populluar në Turqi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale në qytetin e Gaziantep, në jug të vendit dhe sipas raportimeve të para dyshohet se lokali u sulmua me një granatë dore. Ndërsa dëshmitarë thanë se në vendin e ngjarjes u pa të shpërthente edhe një çantë. Deri më tani nuk raportohet për viktima ndërsa zyrtarët turq thanë se policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sulmi ndodhi në një zonë të mbipopulluar. Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pas sulmeve me bombe të ndodhura në Gusht dhe në Maj, po në qytetin e Gaziantep, ku u vranë rreth 100 persona. Këto sulme u morën përsipër nga Shteti Islamik.