Panik mes pasagjereve ne trenin e linjës Milano-Roma. Nje shtetas shqiptar ka dhene alarmin se ne tren ka nje bombe dhe kaq ka mjaftuar qe treni te beje një ndalesë urgjente në Firence per nje kontroll te imtesishem.

Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe ishte shqiptar ai qe dha alarmin, por emri i tij nuk behet me dije. Policia e ka gjetur shqiptarin, i cili rezultoi se nuk kishte bilete udhetimi dhe gjeti nje menyre aspak te denje per te shpetuar. Nga kontrolli ne tren nuk rezultoi asgje e dyshimte apo serioze me rrezik per jeten e pasagjereve. Pasagjeret kaluan momente paniku, aq sa disa prej tyre u derguan edhe per ndihme mjekesore.

Artikulli paraprakBASHA: RAMA KËRKOI PROCEDIM KUNDËR QYTETARËVE QË PROTESTUAN PËR ÇMIMIN E UJIT
Artikulli tjetërPAMJE MAHNITËSE, VENECIA NË ‘APOKALIPS’