Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 me Italinë. Sfida miqësore zhvillohet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës. Në prag të duelit, trajneri Edy Reja ka marrë një lajm të mirë nga Spanja. Myrto Uzuni ka mundur të marrë leje nga Granada dhe do jetë gati për stafin teknik të kuqezinjve.

La Liga 2 në Spanjë nuk ka marrë pushime për shkak të Botërorit dhe në listën fillestare sulmuesi Uzuni nuk ka qenë pjesë e kuqezinjve. Problemet fizike për Brojën bënë që trajneri Reja të afronte në ekip Carën dhe Skukën nga Partizani.

Duket se afrimi i Uzunit i ka dhënë tjetër cilësi sulmit të Kombëtares, me sulmuesin beratas që pritet të jetë nga minuta e parë në përballjen me Italinë. Me 8 gola në La Liga 2, Uzuni është golashënuesi më i mirë për skuadrën e tij. Vetëm dy ditë leje për 27 vjeçarin, që në datën 18 duhet të jetë i gatshëm për Granadan në kampionat, në sfidën kundër Albacete.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR “ANIFEST ROZAFA”
Artikulli tjetërMBLIDHET KRYESIA NË PD, BERISHA: MBI 200 PERSONALITETE E POLITIKANË KANË APLIKUAR PËR PRIMARET