VAZHDON TREGTIMI JASHTË STANDARDEVE I BOMBULAVE TË PRODHUARA PREJ DEKADASH .
Tregtimi I bombulave te gazit eshte nje biznes jopak fitimprures ne kushtet e rritjes se vazhdueshme te cmimit te energjise elektrike.
Por kamera jone ka filmuar pamjet e menyres se si tregtohen keto bombula ne qytetin e Shkodres.
Te nxjerra ne rruge, jashte dyqaneve, bombulat jane te ekspozuara jo vetem ndaj faktoreve atmosferike te kesaj stine te nxehte, por edhe ndaj cfaredo pakujdesie te cdo kalimtari qe mund te hedhe prane tyre ndonje bisht cigareje ende te ndezur.
Po ashtu, vete bombulat duket se jane ne kushte aspak te pershtatshme. Shumica e tyre jane teper te vjetra, te prodhuara para disa dekadash dhe sigurisht jashte standardeve aktuale te sigurise.
Megjithate, pavaresisht se rreziku I plasjes se bombulave nuk eshte edhe aq evident, ekspertet disa here e kane ngritur zerin per kujdesin qe duhet treguar per kontrollin e sistemit te ndezjes, si dhe ne pikat e mbushjes se bombulave, ku rreziku eshte me I madh.
E nderkohe qe nuk kane qene te pakta aksidentet me pasoja katastrofike per njerezit dhe banesat, vete qytetaret duket se jane mesuar me kete menyre te pasigurte te tregtimit te bombulave te gazit.
Prandaj eshte e nevojshme qe nga autorietet te nderhyjne jo vetem me kontrollin e pikave te paautorizuara per shitjen e gazit, por edhe ne pikat e mbushjes se tyre.