Ne Shkoder qarkullojne bombula gazi totalisht te amortizuara, te cilat jane nje rrezik per familjet , bizneset dhe institucionet te cilat i perdorin.

Star Plus Television vizitoi nje pike te licensuar per mirembajtjen , kontrollin teknik , dhe mbushjen e bombulave te gazit. Administratori Nikolin Dedvukaj , sqaroi proceduren e kontrollit te sigurise se bombulave, te cilen mund ta aplikoje cdo qytetare per te qene me i sigurte dhe i qete ne perdorimin e tyre. Dedvukaj pranoi se vazhdimisht vijne qytetare te cilet kontrollojne sigurine e bombules, dhe rezulton teresisht jashte parametrave te sigurise.

Shqetesuese eshte se shkodranet nuk dinë deri ku shkon caku i sigurisë mbi tregun e mbushjes dhe përdorimit të bombolave të gazit ashtu sic nuk dinë nëse bombulat janë të certifikuar apo të dala jashtë përdorimit nga ana teknike deri dhe përpara 10-15 vitesh. Tregtimi i bombulave të gazit jashtë kushteve të sigurisë, është minë me sahat për qytetarët.

Artikulli paraprakBOMBULAT E GAZIT, KONTROLLE MASIVE NË TETOR
Artikulli tjetërDITA PA MAKINA , SHKELET ME DY KËMBË