Pesë mijë lekë të rinj është bonusi i fundvitit që qeveria ka miratuar sërish për pensionistët. Nga kjo e hënë në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka nisur shpërndarja e këtij bonusi. Violeta Staka drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër shprehet se janë mbi 50 mijë përfitues, të cilët bonusin do ta tërheqin së bashku me pensionet.
Drejtorja Staka tregon edhe kategoritë përfituese të këtij bonusi.
3.5 milionë lekë është shifra totale e miratuar nga qeveria për bonusin e fundvitit nga e cila përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë në qarkun Shkodër dhe mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin.