Pesë mijë lekë të rinj është bonusi i fundvitit që qeveria ka miratuar sërish për pensionistët. Nga kjo e premte në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka nisur shpërndarja e këtij bonusi. Violeta Staka drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër shprehet se përfituesit kanë 36 muaj kohë të tërheqin bonusin e fundvitit.

Në të gjithë qarkun Shkodër janë 51 mijë pensionist përfitues të bonusit.4.3 milionë lekë është shifra totale e miratuar nga qeveria për bonusin e fundvitit nga e cila përfitojnë jo vetëm pensionistët por dhe invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

 

Artikulli paraprakAKTIVITET SENSIBILIZUES PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërPENSIONISTËT: BONUSI I FUNDVITIT I PAMJAFTUESHËM