Për të dytin vit me radhë Ministria e Kulturës ka hapur programin e bonusit të rijetëzimit për të gjithë ata pronarë apo qytetarë që kanë objekte në qendrën historike apo edhe zonat e mbrojtura që t’i zhvillojnë ato përmes mbështetjes financiare që marrin nga shteti përmes këtij programi. Drejtorja e drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Besara Podgorica tregon se kush mund të përfitojë.
Ndryshe nga viti i kaluar përveç zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore, mund të aplikojnë edhe ata që kanë shtëpitë apo objekte të tjera në kufi me qendrën historike.
Buxheti mbështetës është 50% më shumë se një vit më parë në bonusin e rijetëzimit si dhe drejtoria e trashëgimisë kulturore në Shkodër është e gatshme të ndihmojë të gjithë palët e interesuara për të aplikuar.
Vitin e kaluar kanë përfituar katër aplikues ndërsa pjesa tjetër janë skualifikuar për mosplotësim kriteresh apo dokumentacioni. Aplikimet këtë vit për bonusin e rijetëzimit janë të hapura deri më 10 mars të këtij viti për të gjithë ata që kanë dëshirë të aplikojnë.