Shumica e pensionistëve që kanë nisur të marrin bonusin e fundvitit të dhënë nga qeveria shqiptare për festa nuk janë aspak të kënaqur. Pjesa më e madhe thonë se bonusi është i pamjaftueshëm. Ajo që kërkojnë është rritja e pensioneve sepse nuk ju del as për shpenzimet minimale.

Bonusi i fundvitit kalon shpejt shprehen pensionistët ndërsa në janar e mbrapa vështirësitë për të mbijetuar çdo muaj janë të mëdha.

Në Shkodër janë rreth 50 mijë pensionistë të cilët përfitojnë bonusin e fundvitit sipas kritereve të vendosura nga qeveria. Çdo ditë në zyrat e postës pensionistët po tërheqin edhe bonusin i cili ka krijuar shumë debat.

Artikulli paraprakBERISHA: MË AKUZOJNË SE KAM SHITUR HOTEL DAJTIN PËR BONUSIN E PENSIONISTËVE. PO NËSE E KAM BËRË, KAM BËRË GJËNË MË TË MIRË
Artikulli tjetërREKTORI PRET ARQIPESHKËVIN MASSAFRA