Këto janë pamjet e zyres postare të shpëndarjes së pensioneve në Lezhë, në këto ditë të para të vitit 2023.Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin e akorduar nga Qeveria, e për rrjedhoje është krijuar radhe dhe pritje të gjata në sportele.
Pensionistet janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare, por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme, pasi rritja e çmimeve ju ka vështiresuar jetesen.
Shpëndarja e bonusit po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa ju kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet.