Reshjet e rëna gjatë së merkures dhe të enjtes kane sjelle edhe mbledhjen e shtabit te emergjencave ne Bashkine e Shkodres.

Nen Kryetari i BAshkisë së Shkodrës Arben Gjuraj në një deklarate për mediat ka sqaruar edhe situaten e krijuar, ku u shpreh se dy akse rrugore jane te pakalueshme. Nga ana tjeter, N/Kryetari Gjuraj ka folur edhe per rrugen e Dukagjinit e cila vijon te jete nje nga segmentet qe bllokohet sa here ka reshje debore. N/Kryetari Gjuraj gjate fjales se tij, i ka bere thirrje edhe qytetareve qe te jene te kujdesshem nderkohe qe ka garantuar se Bashkia e Shkodres me mundesite e saj do te jete ne terren per te mbajtur te kalueshem te gjithe akset rrugore.

Artikulli paraprakPERIFERIA, RRUGA PAS UDHA KRYQIT E AMORTIZUAR
Artikulli tjetër2017-ta, BORA PREK EDHE SHKODRËN