Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të përballuar situatën e vështirë që pritet të krijohet nga reshjet e borës dhe ngricat që pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim.
Qerim Hysa, Shefi i Emergjencave civile në këtë bashki thotë se janë 24 orë në gatishmëri, në ndihmë të përballimit të situatave emergjente.Momentalisht ai thotë se në asnjë aks që ka për detyrë të mirëmbajë bashkia apo firmat kontraktore nuk ka patur problem.
Aktualisht në rrugët Tamarë-Vermosh, Dedaj-Qafë Thore e Dedaj -Razëm janë në gatishmëri 3 fadroma dhe 17 punonjës të mirëmbajtjes.
Ndërkohë nëpër akset e zonave malore të Malësisë së Madhe e Dukagjnit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente për të parandaluar aksidentet rrugore. Në mënyrë të veçantë janë orientuar të ndihmojnë me këshilla drejtuesit e mjeteve për të mbërritur të sigurt në destinacionet e tyre.