Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e borës por ende sipas shefit të emergjencave civile në prefekturën e Shkodrës Pëllumb Dani nuk ka një situatë alarmante.

Dani shprehet se deri tani nuk ka rrugë të bllokuara në zonat malore. Janë marrë masat edhe përsa i përket medikamenteve apo bazës ushqimore kryesisht në zonën e Dukagjinit që mbetet më e rrezikuara për izolimin nga bora. Emergjencat vëmendjen kryesore e kanë të përqëndruar në zonat malore të Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Pukës. Pavarësisht disa fadromave që janë në dispozicion, në rast të vazhdimit të reshjeve të borës janë të pamjaftueshme për të mbajtur të hapura të gjitha rrugët.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RESHJET MË TË DENDURA DO JENË NË…
Artikulli tjetërAPELI I POLICISË – RRUGËT ME BORË E AKULL, PËR NDIHMË TELEFONONI 112 OSE 129