Situata nga reshjet e borës në territorin e Qarkut të Shkodrës vijon të ngelet problematike.
Akset e thella malore ne zonen e Dukagjinit në Bashkinë e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe dhe në Pukë, vijojnë të jenë të bllokuara. Në informacionin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Brëndshme behet me dije se akset rrugore, Fushë Arrëz-Iballë; Shkodër-Theth; Shkodër – Shosh- Breg i Lumit, Qafë Bordoleci–Vemosh; Shllak-Temal,Qerret-Qelëz; Tamarë-Vermosh; Tamarë-Kozhnje dhe rruga për në njësinë Administrative Temal janë të bllokuara.
Në qarkun e Shkodrës akset Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak; Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Pukë -Fushë Arrzë-Qafë Mali janë të qarkullueshme me zinxhirë. FA kanë vijuar angazhimin në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave.Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara. Një helikopter Cougar i FAj ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.
Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluara janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.Efektivët dhe mjetet e rënda të FA mbeten të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.