SEGMENTE TË NDRYSHME NË DUKAGJIN, MALËSI TË MADHE, PUKË E KUKËS ME NGRICA.Ende të gjitha rrugët e Qarkut të Shkodrës dhe rajonit të veriut nuk janë hapur plotësisht. Një sërë segmentesh rrugore kanë probleme sa i përket ngricave dhe bllokimit nga akulli e trashësia e madhe e borës që ka rënë në ditët e para të rajonit.

Sipas informacionit zyrtar nga drejtoria e autoritetit rrugor të veriut një prej akseve që vazhdon të ketë probleme është ai Dedaj – Razëm. Sipas raportimit zyrtar të ARRSH-së për veriun në atë pjesë përveç borës së mëparshme ka patur edhe 5 centimetër borë ditët e fundit duke e vështirësuar disi situatën. Sidoqoftë aksi Dedaj – Razëm është i kalueshëm për mjetet motorike por me zinxhir. Nga sa mësohet po punohet për të hedhur kripë dhe skorje në segmentin Vrith – Razëm në mënyrë që makinat të lëvizin pa probleme. Në zonat e thella malore, rruga që duhet të kalohet me zinxhir por që është e hapur momentalisht është ajo Kir-Mali Shoshit dhe pjesa që lidh më pas Malin e Shoshit me Shalën. Në të gjithë atë aks shoferët duhet të bëjnë kujdes sepse në pjesë të ndryshme mund të ketë ngrica dhe patjetër çdo makinë duhet të ketë zinxhirë. Në të kundërt rreziku për aksidente është i madh. Në anën tjetër rruga Bogë-Theth ashtu si çdo vit vazhdon të jetë e bllokuar nga trashësia e madhe e borës së rënë. Nga sa mësohet është tentuar që edhe ajo pjesë të zhbllokohet por momentalisht është e pamundur. Në rrethin e Malësisë së Madhe problematike mbetet rruga e Selcës në komunën e Kelmendit e cila ka ngrica në një gjatësi prej 20 kilometër dhe qarkullimi atje është i rrezikshëm. Në rrethin e Pukës të bllokuara janë vetëm disa fshatra të thellë malor që lidhen me Fushë-Arrëzin ndërsa pjesët tjera janë të zhbllokuara duke përfshirë edhe Komunën Iballë, aks i cili u hap para pak ditësh. Në Qarkun e Kukësit i vetmi aks që kalohet me zinxhir sipas ARRSH-së për veriun është ai Kukës-Draj Reç. Ndërsa pjesërisht me zinxhirë në Kukës janë segmented Bajram Curr – Valbonë, Bajram Curr-Kam dhe Bajram Curr-Qafë Morinë që ndodhen në rrethin e Tropojës. Në të gjitha akset problematike po punohet për hedhjen e kripës dhe skorjeve si dhe në funksion janë edhe fadromat për të bërë të mundur zhbllokimin e të gjitha rrugëve. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/HQ3nSGCxHd0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPOLICIA, OPERACION “BLIC” NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërAL KAEDA KËRCËNON FRANCËN