Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, i është drejtuar zonës së Dukagjinit për të monitoruar nga afër punën që po kryhet për segmentin e rrugës që lidh Shkodrën me këtë zonë.
Gjatë këtij inspektimi zonja Ademi është takuar edhe me banorë të zonës ku është njohur me problematikat e shfaqura, ndërkohe që në një intervistë për Star Plus, ajo ka bërë edhe një panoramë të situatës në Bashkinë Shkodër.
Nga ana tjetër ajo është shprehur se për momentin nuk ka emergjenca në njerëz, por ajo që kërkohet është hapja e rrugëve. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës është shprehur se Bashkia, është e angazhuar që të jetë pranë banorëve të cilët përballen me këtë situatë.