Ky mëngjes ka gjetur të zbardhur Shkodrën, me reshjet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Trashësia e borës në qytet arrin në 15 cm.
Bashkia Shkodër ka marrë masat për pastrimin e borës me 5 fadroma në qytet.
Dy fadroma kanë filluar punën në dispozicion për rrugën e Prekalit.
Bashkia e Shkodrës thotë se është në gadishmëri për menaxhimin e situatës.
Përballe situatës se krijuar nga reshjet e borës, Bashkia Shkodër me punonjësit e saj po punon pranë shkollave për të krijuar akses për nxënësit në mënyrë që të mos kenë probleme.
Po pastrohen të gjitha hyrjet e shkollave, ndërkohë që vijon puna në të gjitha akset e qytetit me fadroma dhe me hedhjen e kripës për të krijuar lehtësi në lëvizjen e banorëve.