Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë enjte fotografi ku shihet prania e strukturave shtetërore nëpër akset dhe fshatrat e qytetet më të prekura nga dëbora.
Kreu i ekzekutivit cilëson se strukturat janë angazhuar maksimalisht për të garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës së njerëzve, si edhe për të lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq.
“MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e
vështirë të krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.