Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi erdhi në Studio e Hapur në Star Plus për të treguar mbi situatën si shkak i reshjeve të borës.

Kryebashkiakja Ademi tha se situata momentalisht është normale dhe se bashkia është angazhuar maksimalisht për pastrimin e akseve rrugore.

Bashkia Shkodër tha kryebashkiakja ka bashkëpunuar edhe me institucione të tjera dhe vetë qytetarët për përballimin me sukses të kësaj situate nga reshjet e borës.

Momentalisht rrugët në qytetin e Shkodrës janë të kalueshme normalisht ndërsa po punohet edhe për lëvizjen normale në trotuare dhe akse të tjera dytësore.

Artikulli paraprakBORA NË LEZHË, FURGONI I MALLRAVE PËRMBYSET NË KANAL
Artikulli tjetërQYTETARËT ARGËTOHEN ME BORËN E PARË