Reshjet e dendura të dëborës në Athinë ka detyruar mbrojtjen civile të urdhërojë mbylljen e rrugës Atikodhos, si dhe disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit grek.

Edhe autobusët urbanë janë urdhëruar të kthehen në parkime, ndërsa metroja e Athinës nuk arrin deri në aeroportin Elefterios Venizelos.

20 fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq, ndërsa edhe rruga që lidh kryeqytetin me aeroportin është mbyllur. Mbrojtja civile njoftoi banorët të bëjnë kujdes dhe mos të dalin nga banesat nëse nuk kanë arsye të domosdoshme.

Artikulli paraprakTELASHET NUK KANË TË SOSUR PËR BUJQIT, SERAT E SAPOMBJELLA PO DËMTOHEN NGA NGRICAT
Artikulli tjetërSA I DËMSHËM ËSHTË SHTIMI I SHEQERIT NË KAFE