Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset, mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. Shkodër Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen ka 30cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet me zinxhirë për shkak të ngricave. Po hidhet kripë nga kontraktori. Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri.

Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë . Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. Te zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

Artikulli paraprakBORA, ANGAZHIMI I BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërBASKET, VJEN AMERIKANI JACKSON TEK VLLAZNIA