Shtabi i Emergjencave Civile i Prefekturës në Qarkun Shkodër raporton se situata si shkak i borës dhe ngricave është drejt përmirësimit ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta
të cilat kanë krijuar ngrica pothuajse në të gjitha akset dhe segmentet rrugore të lidhin qendra e bashkive me njësitë administrative dhe akset rajonale të cilat janë të gjitha të kalueshme por në vende të ndryshme rekomandohet ecja me zinxhir e përdoruesve të mjeteve.
Një ditë më parë nga Institucioni i Prefektit mbi bazën e një Plani Kontroll- Inspektimi është bërë inspektim në segmentin rrugor Shkodë-Koman dhe në H/C Koman.
Qellimi i inspektimit ishte për të parë nga afër punën e bërë nga kompanitë sipërmarrëse për mbajtjen hapur të ketij segmenti e njëkohesisht për të parë nga afër situatën hidrike ne H/C Koman për parashikimin e prurjeve dhe shkarkimeve pas shkrirjes së dëborës.
U konstatua se kompania sipërmarrëse e ketij segmenti ishte në gadishmeri dhe kishte në punë një fadromë dhe një borëpastruese në këtë segment, si dhe përsonelin të cilët po punonin për pastrimin e akullit dhe hedhjen e kripës.
Gjatë takimit me drejtorin e H/C Koman prefektura është informuar për situatën hidrike e cila pritet të jetë e monitorueshme dhe jo problematike, njëkohesisht prefektura është njohur me investimin që po bëhet aktuaklisht nga kompania austriake për rikonstruksionin e turbinave të ketij H/C që pritet të përfundojë në fund të muajit janar 2019.
Sa i përket borës dhe ngricave Shtabi i Emergjencave në Prefekturë bën me dije se për bashkinë Shkodër aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit është i bllokuar. Në Malin Shoshit ka rreth 80 cm borë. Aksi rrugor Bogë – Qafë Thore –Theth është i bllokuar.
Në Qafë Thorë ka rreth 130 cm borë. Ndërkohe nga Bashkia Shkodër prfektura bën me dije se vijon puna me punonjës dhe me 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane dhe troturareve të qytetit. Në bashkinë Malësi e Madhe nuk raportohet për probleme.
Sa i përket bashkisë Pukë bëhet e ditur se situata është drejt stabilizimit por vazhdojnë temperaturat e ulëta dhe për pasojë ngricat në të gjithe rrugët rurale dhe nacionale.
Prefektura pranon se mbetet emergjente kërkesa e bërë me 14 janar të këtij viti nga bashkitë e qarkut për pajisjen me 4 fadroma për përballimin e situatës nga bora.