Nuk është ndonjë stadium në Rusi apo ndonjë shtet tjetër i pushtuar nga reshjet e borës. Këto pamje vijnë nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër. Nëse disa akse rrugore janë pastruar, bora në stadiumin e Shkodrës është e virgjër.

Momentalisht në stadiumin “Loro Boriçi” ka të paktën mbi 21 cm. E gjitha fusha e stadiumit është e mbuluar nga bora pasi ende nuk është shkrirë dhe askush deri më tani nuk e ka pastruar.

Në fakt pamjet që ofrohen sidomos nga lartësia mund të shijohen për të apasionuarit por nga ana tjetër në aspektin sportiv sjell pasoja jo të vogla. Si shkak i ngricave dhe borës jo vetëm në stadium por edhe fushat stërvitore të Vllaznisë, kuqeblutë janë detyruar të stërviten në salla të mbyllura apo edhe palestër.

Në këtë mënyrë duke parë trashësinë e borës në “Loro Boriçi” dhe temperaturat e ulëta çdo ditë me shumë mundësi ndeshja e përllogaritur për t’u luajtur me Kamzën, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë të shtyhet për një datë tjetër.

Kushtet atmosferike e ndërlikojnë situatën duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes Vllaznia-Kamza. Duke parë që edhe fusha “Reshit Rusi” ndodhet nën pushtetin e borës përballja e kuqebluve me Kamzën me shumë gjasa do të shtyhet për një datë të pacaktuar derisa situate në Shkodër të normalizohet dhe bora në stadiumin “Loro Boriçi” të shkrihet.

Artikulli paraprakNJËSIA ADMINISTRATIVE RRETHINA
Artikulli tjetërIZOLIMI NGA DËBORA, MINISTRIA E MBROJTJES LETËR 6 BASHKIVE PROBLEMATIKE