Pritej në orët drekës por në fakt reshjet e borës kanë mbuluar qytetin e Shkodrës.

Ulja e temperaturave bora është rikthyer duke u zhvendosur nga zonat malore në qytetin e Shkodrës. Ka qenë ora 18:45 minuta kur kanë nisur reshjet e para që fillimisht u mendua se nuk do të mbulonte qytetin ashtu siç ndodhi herën e parë para pak ditëve. Kësaj here rezultoi ndryshe, ka mjaftuar pak më shumë se një orë dhe të gjitha rrugët e Shkodrës janë zbardhur nga bora. Për pjesën më të madhe të qytetarëve reshjet e borës kanë qenë të papritura. Bora është rikthyer në qytetin e Shkodrës pas 5 vitesh që në vitin 2012 kur për rreth 2 javë rrugët kryesore qëndruan në prezencën e akullit. Reshjet e borës kanë bërë që në vetëm pak minuta qendrat e qytetit por edhe pjesë të tjera të mbipopullohen qoftë nga makinat por edhe nga këmbësorët duke shfrytëzuar këto momente për t’u argëtuar. Një pjesë e mirë kanë fiksuar përmes fotografive reshjet e borës duke përjetuar çaste ndryshe. Për momentin qarkullimi u vështirësua për mjetet motorike por në pak kohë akset kryesore u hapën nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime duke mundësuar lëvizjen normale.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT E MUNDSHME, AKU NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërRRËSHQITJET NË NGRICA, MBI 20 RASTE ME FRAKTURA