Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e pyetur nëse Bordi i Transparencës do të shkrihet, tha se është një vendim që do të ishte i mirëpritur, por i përket ministrisë së Financave.

Gjatë konferencës me gazetarët ajo u shpreh se “duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit, por i takon Financave.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, deklaroi Balluku.

Artikulli paraprakDOBËSITË NË KONSUM FRENOJNË RRITJEN E ÇMIMEVE NË DHJETOR, INFLACIONI 7.4%
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 1 QYTETAR I INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT