Më pak se 24 orë nga vendimi i djeshëm, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve. Ulet çmimi i naftës me 9 lekë për litër dhe çmimi i benzinës me 12 lekë për litër. Çmimi i gazit nuk ndryshon.

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Artikulli paraprakEURO ARRIN TJETËR REKORD HISTORIK TË TË GJITHA KOHËRAVE NË VEND, ZBRET NËN 119 LEKË, NGA TURIZMI DHE PARAJA INFORMALE
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE, TOMINI: NË 2 JAVËT E FUNDIT JANË RRITUR RASTET ME COVID