Votimi për bordin e ri të Vllaznisë në këshillin bashkiak të Shkodrës ka krijuar debate dhe nuk është arritur që të zgjedhën të 5-anëtarët por vetëm 3 prej tyre. Nga të propozuarit votat e mjaftueshme i morën 3 nga 5 propozimet që bëri PD, Shpëtim Quku, Mark Laloshi dhe Admir Teli. Kandidaturat e tjera Benjamin Nako dhe Sytki Muça të PD dhe Oltin Luli, Entri Çaku, Fatmir Paçramai, Jetmir Jahja dhe Edmond Ndou nga të majtët nuk arritën të merrnin votat e mjaftueshme.

U kërkuar të votoheshin edhe njëherë 7 emrat e mbetur në raundin e dytë por aleatët e të djathtëve nuk pranuan. E majta kërkoi konsensus që dy anëtarët e tjerë të bordit të jenë një i PS dhe një i LSI. Këtë propozim Mustaf Lici e quajti kompromis mes PD e PS duke akuzuar Hetën. Kryetari i këshillit Xhemal Bushati propozoi që të vendos komisioni ndërsa kryetari i grupit të PD që të vazhdojë votimi me raundin e dytë. Aleatet e PD braktisën mbledhjen duke vijuar akuzat e tyre. Edhe e majta braktisi sallën dhe duke dalë Greta Bardeli e PD dhe Sokol Lekaj i LSI debatuan ashpër. Raundi i dytë me 7 emrat e mbetur të bordit u realizua por nuk morën pjesë më shumë se 20 këshilltar duke mos plotësuar kourimin e duhur me 26 votues. 2 anëtarët e tjerë të bordit të Vllaznisë nuk arritën që të zgjedheshin pas debateve e mosmarrëveshje dhe momentalisht bordi do vijojë me 3 anëtarët e votuar në raundin e parë, Shpëtim Qukun, Mark Laloshin dhe Admir Telin.

Artikulli paraprakSHUHET ZJARRI NË VERMOSH
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 09.11.2015