AMULI: DUHET TË FOKUSOHEMI TEK TË RINJTË E AKADEMISË.Që kur Vllaznia prishi kontratën me kompaninë “Gea Sport” dhe u vendos të menaxhohet nga një bord i përbërë nga Këshilltarë të Bashkisë, ka patur një tjetër menaxhim dhe seriozitet.
Kjo për tregohet dhe gjatë fazës përgatitore, që përfaqësues të bordit ndjekin nga afër përgatitjet e ekipit. Pikërisht në takimin me të rinjtë e Akademisë, të pranishëm kanë qenë dhe anëtarët e bordit Luan Heta e Xhemal Bushati të shoqëruar nga kryetari Xhevdet Amuli. Në një prononcim për Star Plus, Amuli ka folur dhe për strategjinë që Vllaznia ka vendosur të fokusohet më shumë tek të rinjtë.
Përsa i përket fazës përgatitore, Vllaznia pritet të qëndrojë në Mal të Zi deri në një ditë përpara ndeshjes me Kukësin që do të zhvillohet me datën 24 janar. Ndërkohë që deri atëherë pritet ardhja e futbollistë nga Uruguaji së bashku me Sozën, për të parë mundësinë e ndonjë përforcimi. Në të kundërt kuqeblutë përveç lojtarëve më eksperiencë që kanë në ekip do të foksuohen tek të rinjtë.