Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) u rekomandon drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhir për shkak të borës dhe ngricave në disa akse kryesore. Të gjithë duhet të pajisen edhe me goma dimërore.
“Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta. Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Voskop-Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Vazhdon puna me mjete borë pastruese. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, shkruan ARRSH.