Moti i ftohtë me temperatura që shkojnë deri në -19 gradë ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, duke krijuar probleme në qarkullimin në rrugë dhe jetën e përditshme të banorëve në zonat e thella malore.

Por reshje dëbore nuk ka pasur në pjesën më të madhe të vendin, ndërkohë që sot në mëngjes kanë nisur të bjerë një dëborë e lehtë në bashkitë Sarandë, Pukë dhe Dibër. Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat megjithëse nuk ka pasur reshje, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me forcat dhe mjetet e tyre, duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë, sidomos në segmentet problematike. Janë përballuar si duhet emergjencat shëndetësore duke ndërhyrë sipas rastit edhe nga ajri me helikopter për shtetas me probleme. Ka nisur shpërndarja e ndihmave në disa qarqe dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme nëpër zonat problematike.

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës akset Fushë Arrëz-Iballë; Shkodër-Theth; Shkodër – Shosh- Breg i Lumit, Qafë Bordoleci–Vemosh; Shllak-Temal,Qerret-Qelëz; Tamarë-Vermosh; Tamarë-Kozhnje dhe rruga për në njësinë Administrative Temal janë të bllokuara. Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak; Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Pukë -Fushë Arrzë-Qafë Mali janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Artikulli paraprakSHIJAK – GRABITJA E KARBURANTEVE NË AUTOSTRADË, ARRESTOHEN DY PREJ AUTORËVE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR LIGJ TË RI PËR EMERTIMIN E RRUGËVE