Kryeministrja e re britanike, Theresa May filloi formimin e qeverisë. Ajo emëroi si Sekretar të Jashtëm politikanin kryesor që kundërshton BE-në, Boris Johnson.

Philip Hammond u emërua shef i Thesarit. Hammond, ish-Sekretar i Jashtëm, zëvendëson George Osborne, i cili qëndroi në këtë post për gjashtë vjet. Osborne ka dhënë dorëheqjen nga qeveria. Ndërkohë banorët e Londrës thonë se shpresojnë që Theresa May të bashkojë vendin e përçarë. Ajo përballet me detyrën e vështirë të realizimit të shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Të mërkurën pasdite Cameron shkoi në Pallatin Mbretëror për t’i dorëzuar dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeth, duke i hapur rrugën betimit të kryeministres së re Theresa May. Gazetat britanike kishin filluar spekulimet për emrat që do të përfshijë zonja May në kabinet, duke parashikuar një rritje të numrit të grave.

Artikulli paraprakSPANJË, VIJON NGËRÇI; SOCIALISTËT REFUZOJNË KOALICIONIN ME RAJOY
Artikulli tjetërTRE PERSONA TË MASKUAR TENTATIVË GRABITJE TEK T-MOBILE