Boris Johnson konfirmon synimin e përfundimit të Brexit në 31 tetor në fjalimin e tij të parë si Kryeministër përpara Dhomës së Komunëve, duke shtuar se dëshironte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar “vendin më të mirë për të jetuar në Tokë ”

Një vend “i gjelbër, i begatë, i besueshëm dhe ambicioz” mund të jetë “ekonomia e parë në Evropë”, shton Johnson, duke tallur “negativitetin” e kundërshtarëve dhe pesimistëve.

Johnson shpreson që Brukseli të rishikonte qëndrimin e tij dhe të pranojë ndryshime në marrëveshje, “përndryshe, paralajmëroi ai, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE edhe pa një marrëveshje”.

Mbretëria e Bashkuar nuk do të emërojë “në asnjë rrethanë” një komisioner të ri britanik evropian, tha kryeministri i ri Boris Johson.

“Qëllimi, përsërit Johnson në Dhomën e Komunëve, është të arrijmë një marrëveshje “alternative” divorci me brukselin, por në rastin e dyerve të mbyllura, opsioni mbetet të largohemi nga BE pa marrëveshje”.

Artikulli paraprakISSH: SI MUND TË PËRFITOJNË PENSION SHQIPTARËT QË JETOJNË JASHTË
Artikulli tjetërPOLITIKANËT MË TË PASUR TË KOSOVËS, JA KUSH KRYESON